Bayern Munich ka vendosur në listën e objektivave Yann Bisseck për merkaton e verës.
Mbrojtësi i Interit konsiderohet një nga prioritetet e klubit bavarez për përforcimin e repartit defensiv pas problemeve të shfaqura në Champions League, veçanërisht ndaj PSG-së.
Sipas raportimeve nga Gjermania, Bayern ka nisur kontaktet konkrete me drejtuesit zikaltër për transferimin e lojtarit gjerman.
Bisseck, ka zhvilluar një sezon pozitiv me Interin, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Italisë. Interi nuk e konsideron të pashitshëm mbrojtësin dhe është i gatshëm të dëgjojë oferta duke nisur nga 40 milionë euro.
Bayern e sheh këtë operacion si më të përballueshëm ekonomikisht krahasuar me emra si Josko Gvardiol apo Ruben Dias. Vetë lojtari nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Gjermani nëse plotësohen kushtet e duhura.
Për të financuar operacionin, Bayern po mendon shitjen e Min-jae Kim, i vlerësuar rreth 30 milionë euro./mxh
