Aktori Romir Zalla, një prej konkurrentëve të Ferma VIP 3 që nga dita e parë e nisjes së spektaklit, ka ndarë së fundmi detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale, duke treguar edhe arsyen që e shtyu të pranonte ftesën për t’u bërë pjesë e formatit.
Gjatë një rrëfimi të sinqertë në fermë, Romiri u shpreh se dëshironte të sfidonte veten dhe të tregonte para publikut anën e tij reale, pa u fshehur pas roleve artistike.
“Njerëzit më duan më shumë për shkak të atyre që kam thënë. Stand Up është një gjë ku në skenë duket sikur je lakuriq dhe nuk mund të fshihesh pas lëkurës së një personazhi. Për ta testuar këtë gjë deri në fund, vendosa të futem në këtë format. Doja t’i tregoja publikut se këto formate kanë nevojë për njerëz që duan ta jetojnë realisht eksperiencën, me të mirat dhe të këqijat e saj”, u shpreh ai.
Aktori foli edhe për sfidat e bashkëjetesës në fermë, duke e cilësuar eksperiencën si njëkohësisht spektakolare dhe të frikshme në kuptimin pozitiv të fjalës.
Një moment veçanërisht emocionues ishte kur Romiri ndau mendimet e tij për vajzën dhe sakrificat që prindërit bëjnë për fëmijët.
“Sakrificat që bën çdo prind nuk bëhen që të kthehen mbrapsht. Nuk janë sakrifica, por investim për të rritur njerëz që do të jenë e ardhmja jonë, të jenë punëtorë, të ndershëm dhe të aftë”, tha ai.
Pak çaste më vonë, aktori u surprizua fillimisht me një video-mesazh nga vajza e tij, ndërsa emocionet kulmuan kur ajo hyri në fermë për ta takuar nga afër.
“Doja të të bëja një intervistë, por harrova pyetjen. Emisionit tim në TikTok ia kam vendosur emrin ‘Kujdes mikrofonin’ dhe ka ngjitur. Vdesin njerëzit për këtë mikrofon. Më ka marrë shumë malli”, i tha ajo të atit.
Takimi mes babait dhe vajzës solli emocione të forta në fermë, duke dhuruar një nga momentet më prekëse të këtij sezoni të Ferma VIP 3./mxh
