Irani ka përsëritur sërish rregullin mbi kontrollin e Teheranit ndaj Ngushticës së Hormuzit.
Në një deklaratë të botuar në mediat iraniane, komanda iraniane theksoi se menaxhimi i Ngushticës ushtrohet me autoritet të plotë nga Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit.
“Të gjitha anijet, anijet tregtare dhe tankerët duhet të udhëtojnë vetëm nëpër rrugë të caktuara dhe të marrin leje nga Marina e Gardës Revolucionare Islamike. Çdo shkelje e këtyre rregulloreve do të rrezikojë seriozisht sigurinë e trafikut të tyre”,-thuhet në njoftim.
Përmes këtij mesazhi, komanda vendase paralajmëron anijet tregtare dhe ushtarake që të zbatojnë rregulloret për kalimin nëpër rrugën ujore strategjike të rajonit./mxh
