Last Updated on 30/05/2026 by Monika
Skuadra e Paris Saint-Germain ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi pas një përballjeje dramatike me Arsenalin në ndeshjen finale.
Koha e rregullt dhe shtesat e këtij takimi u mbyllën në barazim 1-1, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga ekzekutimi i 11-metërshave.
Francezët u treguan më të saktë në goditjet e penalltive duke realizuar katër herë, ndërsa ekipi anglez gaboi në dy tentativa.
Sfida nisi më mirë për Arsenalin, që kaloi në avantazh që në minutën e gjashtë të lojës me anë të sulmuesit Kai Havertz. Barazimi i parisienëve erdhi në pjesën e dytë, ku Ousmane Dembele shndërroi në gol një penallti të fituar nga Kvaratskhelia.
Pavarësisht rasteve të krijuara në vijim nga të dyja kampet, rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të kohës shtesë. Falë këtij suksesi, trajneri Luis Enrique dhe drejtuesit e klubit francez festojnë mbrojtjen e statusit si kampionë të Europës.
Nga ana tjetër, skuadra e Arsenalit duhet të presë ende për të siguruar trofeun e parë të këtij kompeticioni në historinë e saj./mxh
