Një 51-vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje u arrestua disa ditë më parë në Ohio të SHBA-së.
Sokol Hoxha, është dënuar me burg përjetë nga Belgjika, pasi ka vrarë një shtetase të cilën e kishte shfrytëzuar më parë për prostitucion.
Gjithashtu në vitin, 1997 ka vrarë në Shqipëri dy vëllezër, ngjarje për të cilën është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit.
Por Hoxha edhe në arrati për disa vite, nuk ka hequr dorë nga ngjarjet kriminale. Sipas skedës kriminale të Hoxhës siguruar nga Top Channel, Hoxha ishte futur në SHBA me pasaportë britanike dhe me emrin Hysen Gashi.
Bëhet me dije se brenda 7 viteve, ndaj tij janë ngritur 5 akuza që përfshijnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhunë në familje dhe rrëmbim.
Më konkretisht:
Më 14 janar të 2015 është arrestuar në Centerville për tejkalim shpejtësie dhe ka marrë thjesht paralajmërim nga gjykata.
Më 14 Shkurt 2016, është arrestuar nga policia në Centerville për dy krime që lidhen me dhunë në familje dhe rrëmbim personi. Në gjykatë ka pranuar akuzat dhe dënimi i është konvertuar me një gjobë 25.000 dollarë.
Më 2016 vit në Ohio ndalohet nga policia e Kettering për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe dënohet nga gjykata me një gjobë prej 7500 dollarë.
Më 24 Prill 2019, Hoxha është arrestuar nga policia e Kettering për tejkalim shpejtësie dhe është dënuar me 1.000 dollarë gjobë. Ai ishte dënuar disa here me gjoba të rënda deri në 7500 dollarë për tejkalim shpejtësie.
Më 16 Nëntor 2023 u ndalua për të njëjtën vepër penale nga Policia e Kettering dhe gjykata e dënoi me një gjobë prej 6.000 dollarë./mxh
