Skuadra e Egnatias është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2025-2026, duke siguruar kështu trofeun e tretë radhazi.
Megjithëse e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e tretë, ekipi rrogozhinas arriti të merrte tri fitore radhazi në “Final Four”.
Në përballjen e fundit dhe vendimtare, rrogozhinasit triumfuan me rezultatin pastër 2-0 ndaj Dinamos duke u ngjitur në kuotën e 37 pikëve.
Në të njëjtën kohë, Elbasani mposhti Vllazninë me përmbysje 2-1, duke grumbulluar gjithashtu 37 pikë në renditje.
Megjithatë, për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede siguroi zyrtarisht titullin kampion.
Ky sukses konfirmon dominimin e Egnatias në futbollin shqiptar, ndërsa Elbasani dhe Vllaznia mbyllin një tjetër edicion pa trofe.
Elbasani u rendit i dyti, ndërsa Vllaznia e treta me 31 pikë./mxh
