Një shtetas italian i cili u kthye së fundmi nga Republika Demokratike e Kongos u dërgua në një spital në Cagliari të Sardenjës, ku iu nënshtrua një testi për Ebolën.
Sipas informacioneve fillestare, mjekët kanë dyshime se ai ka zhvilluar simptoma të sëmundjes.
Shtetasi, të dhënat personale të të cilit nuk janë bërë të ditura, është vendosur në izolim dhe testi do të përpunohet në spitalin e sëmundjeve infektive Lazzaro Spallanzani të Romës.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë në Romë theksoi përsëri se rreziku i një numri serioz rastesh të Ebolës në Itali mbetet shumë i ulët./mxh
