Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi u shfaq shumë i lumtur pas fitimit të titullit kampion, për herë të tretë radhazi.
Në prononcimin pas ndeshjes, ai dha një premtim, duke thënë se rrogozhinasit do të jenë në grupet e Europës.
“Është kënaqësi e pabesueshme, sekreti është që Egnatia është krijuar për të fituar, puna e palodhur, isha i sigurt që do fitonim edhe këtë vit. Ju jap fjalën që këtë vit jemi në grupe, këtë trofe ja dedikoj familjes time, çunave të mi që janë këtu në fushë”, tha ai për “RTSH Sport”./mxh
