Skuadra e Egnatias është shpallur sot kampione e Shqipërisë, duke plotësuar në mënyrë perfekte fazën “Final Four” me tre fitore që i mundësuan të dilte e para dhe të merrte trofeun e tretë radhazi.
Lojtarët ia dolën të realizonin objektivin që kishte vendosur Demrozi dhe të merrnin titullin e tretë me tre fitoret radhazi, duke përfituar kësisoj edhe premion e majme që kishte vendosur ai. Para të cilat numri 1 i klubit do i sigurojë gjithsesi nga FSHF si premio për titullin kampion, pa harruar këtu edhe të ardhurat e ndjeshme që përfiton ekipi me pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve./et
