Ish-futbollisti grek Marios Oikonomou ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur nëntë ditë më parë.
Ish-mbrojtësi nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, duke sjellë kështu këtë ndarje të parakohshme nga jeta. Përgjatë karrierës së tij, ai u aktivizua me klube të njohura në Europë si AEK, Bologna, Copenhagen, Sampdoria dhe Panathinaikos.
Oikonomou gjithashtu regjistroi gjashtë paraqitje zyrtare me përfaqësuesen e Greqisë, si dhe arriti të fitonte titullin kampion në Danimarkë në vitin 2022. Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2024, ai ruajti një lidhje të ngushtë me klubin e PAS Giannina, ku kishte hedhur edhe hapat e parë si sportist.
Klubi i PAS Giannina ka reaguar përmes një komunikate zyrtare, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes së ish-futbollistit dhe babait të tij, i cili mban aktualisht rolin e presidentit të kësaj skuadre./mxh
