Këtë të martë, datë 2 qershor, zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2026.
Nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë vendin do të testojnë sot njohuritë e gjuhës së huaj.
Maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimet nisin në orën 10:00 dhe përfundojnë në orën 12:30.
Ministria e Arsimit ka ndarë detaje nga udhëzimi për nxënësit që do të testojnë njohuritë e tyre si pjesë e detyrimeve për përfundimin e arsimit të mesëm. Siç theksohet, është rreptësisht e ndaluar që gjatë kohës së provimit, maturantët të kenë me vete telefona, orë smart e çdo pajisje tjetër të lidhur inteligjencën artificiale
Ndalohen gjithashtu kopjet, bisedat me nxënës të tjerë dhe përdorimi i materialeve të tjera të palejuara.
Po ashtu, udhëzimi rikujton se nxënësit duhet të kenë me vete një nga mjetet e identifikimit, si letërnjoftim ose pasaportë, si edhe disa mjete të nevojshme shkollore./kb
