Last Updated on 02/06/2026 by Kesjana
Një arratisje e pazakontë ndodhi këtë të martë në burgun e Koridhalosit në Greqi.
Një shtetas shqiptar u arratis gjatë kohës së qëndrimit në mensë.
48-vjeçari gjeti mundësinë ndërsa konsumohej ushqimi për t’i shpëtuar vëmendjes së rojeve dhe për t’u larguar nga Koridhalosi.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur kërkimin për të gjetur shqiptarin, sipas mediave greke.
Shqiptari mbahej në burg për trafik droge, ndërsa nuk dihet se ku mund të ketë përfunduar që nga momenti i arratisjes./kb
