Last Updated on 02/06/2026 by EL
Politikani i lartë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka dërguar një telegram ngushëllimi për presidentin Ilir Meta, në ditën e përcjelljes së babait të tij për në banesën e fundit, duke nderuar kujtimin e Rexhep Metës.
Ali Ahmeti thotë se humbja e prindit është një nga sprovat më të rënda të jetës, një dhimbje që lë gjurmë të pashlyeshme në zemrën e çdo njeriu.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.
Në këto momente zie dhe dhimbjeje për familjen Meta, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e më të ndjera. Humbja e prindit është një nga sprovat më të rënda të jetës, një dhimbje që lë gjurmë të pashlyeshme në zemrën e çdo njeriu.
Lutem që familja dhe të afërmit të gjejnë forcën, durimin dhe besimin për ta përballuar këtë humbje të madhe, ndërsa kujtimi dhe vlerat që i ndjeri la pas të mbeten përherë burim frymëzimi e krenarie për brezat që vijnë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut./ET
