Last Updated on 02/06/2026 by EL
Ish-presidenti Ilir Meta i dha sot lamtumirën e fundit babait të tij, Rexhepit, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme dhe u varros sot në fshatin e lindjes, në Çepan të Skrapar.
Pas drekës së mortit, Ilir Meta u takua me familjarët dhe miqtë e tij, ndërsa më pas iu drejtua furgonit të policisë, i cili do ta kthente në Tiranë.
Pjesë e ceremonisë së varrimit ishte edhe ish-futbollisti nigerian, Joshua, i cili ka qenë në një qeli me ish-presidentin në Tiranë.
“Shihemi së shpejti, vëlla”, dëgjohet futbollisti t’i thotë Metës teksa e takon.
Video credits: Top Channel
