Last Updated on 02/06/2026 by EL
U mbajt sot në Tiranë protesta e tretë radhazi kundër projektit në Zvërnec, ku mes pankartave të shumta mjedisore ra në sy sllogani “Vdekje Fashizmit, Liri Popullit”, parulla zyrtare e lëvizjes antifashiste që regjimi komunist e ktheu më pas në një simbol të përditshëm shtetëror për mbylljen e dokumenteve zyrtare, gazetave dhe fjalimeve politike.
Përdorimi i këtij akronimi nga protestuesit vjen si një formë revolte ndaj qeverisë, ku vendimet merren pa pyetur popullin.
Nga ana tjetër, projekti në Zvërnec shihet nga mbështetësit si një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe turistik të zonës./ET
