Last Updated on 03/06/2026 by Anisa
Pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se më 1 korrik nis programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.
Sipas saj, ky program do të financojë bizneset me normë interesi nga 2 deri në 3 për qind, ku në të cilën janë investuar 250 mln euro fond në dispozicion për bizneset.
“Programi dyfisho ndërmarrjen tënde do të hapë dyert nga data 1 korrik. Bizneset nga të gjitha qarqet e vendit të informohen dhe të financohen nga ky instrument, falë bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, që i ka vënë në dispozicion qeverisë shqiptare 250 milionë euro.
Bizneset do financohen me normë interesi nga 2 deri në 3 përqind. Bizneset të informohen mbi potencialet që kanë programet, që të rrisim produktivitetin, që të rrisim eksportet dhe me qëllim aksesi në tregun europian. Qeveria do të vijojë të mbështesë bizneset.
Ne rishikuam Strategjinë Kombëtare të Punësimit, që të zgjerojmë aktivitetin e garancisë rinore, që iu dedikohet të rinjve dhe të rejave, që duan të punësohen. Nëse nuk kanë një aftësi, kanë mundësi që të aftësohen.
Programi Hospitality Albania është program, që parashikon menaxhimin e Strukturës Qeveritareve në Vlorë dhe në Velipojë. Qëllimi i programit është që asetet shtetërore të rikualifikohen dhe të shfrytëzohen me qëllim fitimi, në bashkëpunim me privatin. Prona shtetërore në asnjë rast nuk i transferohet privatit”, u shpreh Ibrahimaj ./a.d
