Bayern Munich ka arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e mbrojtësit të majtë të Eintracht Frankfurtit, Nathaniel Braun, gjatë afatit kalimtar të verës.
Futbollisti 22-vjeçar ka shprehur vullnetin për t’iu bashkuar skuadrës bavareze pas diskutimeve të zhvilluara me trajnerin Vincent Kompany rreth projektit të ri teknik.
Lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë që do ta mbajë të lidhur me klubin kampion deri në vitin 2031.
Aktualisht, drejtuesit e të dyja klubeve gjermane janë duke vazhduar bisedimet intensive për të përcaktuar vlerën përfundimtare për kartonin e tij.
Braun vlerësohet nga stafi teknik për aftësitë e tij taktike dhe mundësinë e aktivizimit në disa pozicione në repartin e prapavijës./mxh
