Historia e dashurisë mes Camila Cabello dhe biznesmenit Henry Junior Chalhoub duket se ka marrë fund. Sipas raportimeve të mediave të huaja, këngëtarja dhe trashëgimtari i njohur i industrisë së luksit nuk janë më bashkë pas më shumë se një viti marrëdhënie.
Dyshja u përfol për herë të parë në fund të vitit 2024, ndërsa muaj më vonë u panë së bashku gjatë pushimeve në Karaibe, duke konfirmuar zërat për romancën e tyre.
Henry Junior Chalhoub është pjesë e familjes që drejton Chalhoub Group, një nga kompanitë më të mëdha të luksit në Lindjen e Mesme, e njohur për bashkëpunimet me markat prestigjioze ndërkombëtare.
Ndarja vjen në një moment kur Camila vazhdon të fokusohet në karrierën e saj muzikore. Artistja ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, duke zgjedhur të mbajë larg vëmendjes publike detajet e marrëdhënieve të saj.
Megjithatë, në projekte të ndryshme muzikore ajo ka reflektuar shpesh emocionet dhe përjetimet personale, duke treguar se eksperiencat e jetës kanë ndikuar në krijimtarinë e saj.
As Camila dhe as Henry nuk kanë komentuar publikisht raportimet për ndarjen, por burime pranë tyre bëjnë me dije se çifti ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies në mënyrë paqësore./mxh
