Last Updated on 07/06/2026 by Monika
Kjo foto, e shkrepur gjatë protestës për Zvernecin, ka ngjallur reagime të shumta. Në të shihet flamuri kombëtar i përdorur si mbulesë mbi një person dhe një qen.

Për shumë qytetarë, kjo është një mënyrë e papërshtatshme përdorimi e simbolit më të rëndësishëm kombëtar. Protestat kanë kauzat e tyre dhe secili ka të drejtë të shprehë mendimin e vet.
Por flamuri kuqezi meriton respekt. Mund të flasin çfarë të duan. Mund të mbrojnë çdo kauzë. Me flamurin nuk mund të sillesh kështu. Ai përfaqëson historinë, sakrificat dhe identitetin e një kombi./mxh
