Last Updated on 07/06/2026 by Monika
Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e përditësuara lidhur me pjesëmarrjen në këto zgjedhje.
Bëhet me dije se nga ora 07:00, i cili është dhe orari zyrtar i hapjes së qendrave të votimit deri në orën 19:00 kanë votuar 35.78% e votuesve.
Më konkretisht në zgjedhje kanë votuar 701,340 persona. Në krahasim më zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar pjesëmarrja ka qenë 10% më e ulët.
Pjesëmarrja më e lartë ka qenë në komunat: Ranillug, Zveccan, Zubin Potok dhe Novobërdë. Procesi zgjedhor u zhvilluar në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,498 vendvotime në të gjithë Kosovën. /Mxh
