Një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në industrinë ndërkombëtare të modelingut, Oriola Marashi, ndau në puntatën e fundit të emisionit “Në kurthin e Piter Pan” detaje të veçanta nga rrugëtimi i saj personal dhe profesional.
Supermodelja tregoi se modelingu ka qenë një pasion i hershëm, të cilin vendosi ta ndjekë që në moshë të re, duke qenë e vetëdijshme se nuk është një profesion i përhershëm. Megjithatë, ajo zbuloi se muzika mbetet dashuria e saj më e madhe dhe synon ta zhvillojë më tej në të ardhmen.
Gjatë intervistës, Marashi rrëfeu historinë e veçantë të bashkëpunimit tetëvjeçar me brandin e njohur ndërkombëtar Guess, një mundësi që erdhi në mënyrën më të papritur.
“Paul Marciano më zbuloi nga Intagrami, ç’do gjë lindi nga Instagrami. Është e çuditshme që ajo dritarja aty ku shpeshherë jam gjykuar për fotot apo për gjërat që unë postoja, më ka hapur një derë kaq të madhe sa ç’është bota e modelingut, aty ku unë dëshiroja të shkëlqeja, të vija në pah energjinë dhe pasionin tim dhe kjo ndodhi! Ka qenë surpzizuese sepse ka qenë ditëlindja ime dhe ka qenë ditëlindja më e trishtuar. Kam qenë në studio me një fotograf të njohur, sapo kishim mabruar një photoshooting dhe po shihnim rezultatet e fotove, çfarë kishim bërë gjatë ditës dhe ai më thotë ‘e di çfarë ti do ishe perfekte për Guess’ dhe i thashë ‘ua po ku do më gjejë Guess mua këtu në Shqipëri’ dhe ja që ndodhi që më gjeti dhe gjëja më surprizuese ishte që nga ditëlindja më e trishtuar e jetës sime apo ajo u shndërruar në ditëllindjen më të bukur të jetës sime, sepse mora mesazh po atë ditë. Të betohem është histori e vërtetë.”/kb
