Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se qeveria e Ramës po tenton të njollosë protestën. Ai përmendi si shembull deklarimet e Ramës se pas protestave qëndrojnë iranianët dhe se kjo protestë nuk ka të bëjë me Izraelin.
“Këtu ka patur një qëndrim anti-izraelit për shkak të Gazës, por nuk ka të bëjë me realitetin shqiptar. Por Rama kërkon ta sjellë këtë konflikt këtu. I thotë turmës kemi shërbime iraniane. Ambasadorja izraelite thotë kujdes nga thirrje antisemite. Ku ka thirrje antisemite? Në ditët e para aty fliste çdo njeri, se nuk ka filtër. Nuk ka të bëjë fare me Izraelin dhe nuk jemi popull antisemit. Nuk jemi shembull i antisemitizmit. Ke gjithë Evropën që ka bërë protestë kundër Netanyahut, por jo popullit izraelit.
Ka patur tentativë të qeverisë për të njollosur protestën. Qeveria po përballet shumë keq me protestën. Ka 2-3 ditë, që po luajnë njerëz pranë qeverisë, që këto organizata që kanë bërë protestën proGaza të marrin drejtimin e protestës. Rama kërkon të dështojë protestën.
Edhe flamujt e Izraelit pse u vunë sot? Po lutet që të shkojë dikush të grisë flamujt, sepse kërkon kaos. Nuk është protestë si të tjerat.
Kjo është një protestë, kundër nivelit të demokracisë, korrupsionit, vjedhjes, kundër ekonomisë së dobët, varfërisë, të gjitha”- tha Gjinishi./mxh
