Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se qeveria nuk ka ende një projekt për Zvërnecin dhe kur ta ketë ai do të konsultohet gjerësisht. Ajo tha se protesta nuk ka lidhje me projektin në Zvërnec.
Pjesë nga biseda
Baton Haxhiu: Ju mendoni seriozisht se protesta është për Zvërnecin, se esenca e kësaj që ndodh në rrugë nuk është për projektin. Ju brenda qeverisë dhe ju si ministre e kuptoni se Zvërneci nuk është arsye?
Delina Ibrahimaj: Një pjesë e madhe e atyre që drejtojnë protestën kanë qëllimet e tyre. Unë dua të flas për qëllimet tona. Ne e çelim dhe e ngrysim ditën për të përmbushur standardet e BE dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
Ne nuk kemi një projekt në dorë dhe kur ta kemi në dorë do të jetë brenda kritereve, do të konsultohet gjerësisht.
Deri në ditën e 9 të protestës kemi dëgjuar kërkesa të ndryshme nga ajo që ishte në fillim. Unë isha e indinjuar kur pashë dhunën, rrethimin e bregdetit dhe do të indinjonte çdokënd.
Por sot ka marrë ca përmasa që nuk kanë lidhje me projektin. Mëse 50 për qind e shqiptarve janë pro këtij projekti.
Enton Abilekaj: Pro projektit jemi, por duhet te kemi ca kritere. Zëdhënësi i KE tha se projekti i Zvërnecit rrezikon anëtarësimin në BE.
Delina Ibrahimaj: Përveç kapitullin 27 ne jemi nënshkruese edhe të disa konventa ndërkombëtare. Shqipëria ka një ndër sipërfaqet më të mëdha në rajon të mbrojtura, rreth 27 për qind.
Përpara se të kuptojmë nëse projekti i shkel apo jo standardet, duhet të kemi një projekt./mxh
