Last Updated on 09/06/2026 by Kesjana
Zbardhet plagosja në Vlorë e ndodhur dy ditë më parë.
Policia e Vlorës në një njoftim zyrtar ka sqaruar se është arrestuar Turi Aligjoni 55 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes së 27-vjeçarit, me armë zjarri të ndodhur më 7 qershor në Vlorë.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 48 vjeç.
Të dy ishin të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit policia sekuestroi katër armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, shtatë telefona celularë, 1850 euro dhe tre automjete, dy prej të cilave me targa të huaja. Njëri prej mjeteve ishte i blinduar.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se automjeti tip “BMW X5”, i sekuestruar gjatë operacionit, ishte përdorur nga Turi Aligjoni për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së 26-vjeçarit F. L., ngjarje e ndodhur në Vlorë dy ditë më parë.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e tij të paligjshme./kb
