Last Updated on 09/06/2026 by Kesjana
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka nisur vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ndalesë në ndërtesën e Parlamentit të New Jersey, ku u prit nga Guvernatorja Mikie Sherrill dhe Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, Adjutante e Përgjithshme e Shtetit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.
Vizita zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në ceremoninë që shënon 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Republika e Shqipërisë dhe Garda Kombëtare e New Jersey, një bashkëpunim që prej një çerek shekulli ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimit të kapaciteteve ushtarake.
Në një reagim publik, ministri Nufi vlerësoi partneritetin strategjik me SHBA-në si një nga shtyllat kryesore të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes së Shqipërisë. Ai theksoi se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet një aleat i besueshëm, duke kontribuar me përgjegjësi në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët.
Ceremonitë dhe takimet e planifikuara në SHBA pritet të riafirmojnë bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm që Programi i Partneritetit Shtetëror ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në fushën e mbrojtjes.




