Last Updated on 09/06/2026 by EL
Një 42-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore, është arrestuar në Itali pas një operacioni të koordinuar mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Në prangat e policisë ka rënë Sefer Selimaj, i njohur edhe me emrin Ani Ibraliu, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë shqiptare.
Sipas Policisë së Shtetit, 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar përfundimisht në vitin 2017 me 15 vite burg për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.
Nga dënimi i dhënë nga drejtësia shqiptare, Selimajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj e 19 ditë burgim./ET
