Papa Leo XIV recitoi Rruzarjen e Shenjtë në Abacinë e Zojës së Montserratit gjatë një vizite apostolike në veri të Barcelonës.
Gjatë qëndrimit të tij në abaci, Papa u shfaq edhe në një ballkon të ndërtesës historike, ku përshëndeti dhe iu drejtua besimtarëve të mbledhur poshtë.
Vizita e Papës në Spanjë po vijon në disa qytete dhe do të kulmojë të premten në Ishujt Kanarie, ku ai pritet të takohet me rreth 1 mijë migrantë që kanë mbërritur në Evropë pas një udhëtimi të rrezikshëm përmes Atlantikut me gomone të vogla.
Në një fjalim të mbajtur më herët në parlament, Papa Leo XIV theksoi se mungesa e ndihmës për migrantët në botë po sfidon, siç u shpreh ai, “bazat etike të rendit ndërkombëtar”.
Vizita e tij shihet si një thirrje e fortë për më shumë solidaritet ndaj krizës së migracionit në Evropë dhe më gjerë./mxh