Një incident me materiale të rrezikshme e vuri Pentagonin në izolim këtë të enjte, siç raportohet nga mediat amerikane.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi se izolimi u urdhërua pasi u zbulua një “problem me cilësinë e ajrit”.
“Pentagoni ka sisteme të sofistikuara për të siguruar sigurinë e ndërtesës dhe banorëve të saj. Këto sisteme kanë zbuluar një problem me cilësinë e ajrit që kërkon masa paraprake derisa të përcaktojmë rëndësinë e tij,”-tha Parnell në një email.
Zyrtarët nuk kanë thënë deri në këto momente se për çfarë lloj materialesh të rrezikshme bëhet fjalë./Mxh
