Last Updated on 11/06/2026 by EL
Ministri Ferit Hoxha u pyet nga gazetarja Flora McCarthy nga Dublini nëse Irlanda, e cila merr presidencën e BE-së muajin e ardhshëm, ka shprehur shqetësime lidhur me protestat në Shqipëri. Në përgjigjen e tij, Hoxha tha se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se qytetarët po artikulojnë hapur qëndrimet e tyre.
“U gëzova shumë që isha në Irlandë, ishte vizita ime e parë. Ne na gëzon shumë fakti që ne i ramë derës së Irlandës por ajo ishte e hapur. U sigurova që zgjerimi do të jetë element kyç i presidencës irlandeze. Ne diskutojmë gjithçka me partnerët tanë por smund t;ju tregoj për gjithçka që diskutuam. Shqipëria është në të gjitha lajmet për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në vendin tonë. Qytetarët po shfaqin qartazi idetë e tyre. Nuk besoj se për momentin është shqetësim për shtetet anëtare sepse ata kanë besim tek vlerësimet e Komisionit Europian. Nëse do të lindë nevoja ne do të flasim” tha Hoxha ./et
