Last Updated on 12/06/2026 by Anisa
SPAK ka goditur një grup të strukturuar që vepron në zonën e Kamzës në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Dyshohet se ky grup drejtohet nga vëllezërit Abedin e Luçiano Koçeku. Ky i fundit u dhunua në gusht të vitit 2024 në një resort luksoz në Palasë për një shkak banal.
Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit. Po kështu kompania e themeluar në 21 tetor 2022 në Tiranë me kapital themeltar 30 milionë lekë ka aktivitet për investim në fushën e ndërtimit, në komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te shërbimit, bar, restorant, hoteleri, projektimi dhe zbatimi i veprave ndërtimore, rrugë të të gjitha kategorive.
Koçeku rezulton 10% aksione në ‘Ballenja kompani’ që ka marrë koncension për 35 vjet financimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë. Kontrata mban datën 2013. Në këtë projekt ai rezulton dhe administrator së bashku me 2 të tjerë. Në këtë projekt ai rezulton të jetë administrator së bashku me dy persona të tjerë.
Në kompaninë “S G D Energji’ në Bulqizë me objekt të veprimtarisë Prodhim, tregtim, furnizim, energji elektrike Koçeku rezulton të ketë blerë 30% të aksioneve, prej 2018.
