Last Updated on 12/06/2026 by EL
Protesta qytetare kundër klasës politike ka hyrë sot në ditën e 13-të, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në shesh, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të kursit politik në vend.
Me pankarta në duar dhe nën thirrje të vazhdueshme kundër klasës politike, qytetarët kanë marshuar nga Sheshi Skëndërbej, drejt Kryeministrisë.
Ndonëse protesta nisi si reagim ndaj projektit turistik të planifikuar në Zvërnec, ajo është shndërruar gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër keqqeverisjes dhe problemeve strukturore me të cilat përballet vendi.
Protestuesit kanë ngritur shqetësime që lidhen me korrupsionin, sistemin shëndetësor, rritjen e kostos së jetesës, mungesën e mundësive ekonomike dhe çështje të tjera sociale. /et
