Last Updated on 13/06/2026 by EL
Një analizë e publikuar nga ALTAX arrin në përfundimin se shqiptarët jetojnë më mirë në vitet 2025–2026 krahasuar me një dekadë më parë, megjithëse përfitimet e zhvillimit nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë shoqërinë. Sipas studimit, vendi ka shënuar progres të dukshëm në treguesit ekonomikë, socialë dhe të zhvillimit njerëzor, por vazhdon të përballet me probleme të rëndësishme si varfëria, pabarazia dhe emigracioni.
Analiza tregon se Albania Ëellbeing Index (AËI) është rritur nga 52.4 pikë në vitin 2015 në 71.2 pikë në vitin 2025, ndërsa Shqipëria ka hyrë për herë të parë në kategorinë e vendeve me zhvillim të lartë. Përmirësime janë regjistruar në arsim, shëndetësi, jetëgjatësi dhe nivelin e lumturisë së qytetarëve. Gjithashtu, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.
Megjithatë, raporti evidenton se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk ka përfituar në të njëjtën masë nga rritja ekonomike. Sipas të dhënave, rreth 40.5% e qytetarëve mbeten në rrezik varfërie ose përjashtimi social, ndërsa afërsisht 900 mijë persona jetojnë në kushte privimi material dhe social.
Në krahasim rajonal, Shqipëria renditet e treta në Ballkanin Perëndimor për nivelin e mirëqenies, pas Serbisë dhe Malit të Zi, por para Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës e Kosovës. Sipas analizës së ALTAX, pengesat kryesore për zhvillimin afatgjatë mbeten pabarazia sociale, ndotja e mjedisit DHE emigrimi i kapitalit njerëzor.
ALTAX konstaton se Shqipëria ka realizuar një përparim historik dhe të matshëm gjatë dekadës 2015- 2025. Gjithashtu, sipas analizës së ALTAX rekomandohen reforma në periudhën 2026–2030, duke përfshirë indeksimin e pensioneve, reformë fiskale progresive; zhvillimin rural; investime në arsim dhe shëndetësi, si dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik./ET
