Në kuadër të vizitës në Uashington, përfaqësues të lartë të Shqipërisë zhvilluan një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Sonata Coulter, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.
Gjatë bisedimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë te çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë. Palët vlerësuan partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe rolin e Shqipërisë në kuadër të NATO.
Sipas njoftimit, në qendër të diskutimeve ishin mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, si dhe thellimi i bashkëpunimit brenda Aleancës së NATO-s.
Takimi u zhvillua në selinë e Departamenti i Shtetit i SHBA-së në Washington, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. 🇦🇱🤝🇺🇸/kb
https://www.facebook.com/share/1LrJV4ZUwc/?mibextid=wwXIfr
