Last Updated on 15/06/2026 by Kesjana
Al-Qa’qa bin Antar, i njohur në rrjetet sociale si “Spider-Man-i i Jemenit”, humbi jetën gjatë një ngjitjeje të rrezikshme në kraterin vullkanik Haradhat Damt, në provincën Al-Dhale në jug të Jemenit.
I riu ishte bërë i famshëm për videot e tij spektakolare, ku ngjitej në shkëmbinj dhe terrene të vështira pa përdorur litarë apo pajisje sigurie. Gjatë tentativës së fundit, ai humbi ekuilibrin dhe ra në kraterin me thellësi rreth 120 metra.
Sipas mediave lokale, ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion të vështirë për shkak të terrenit të paarritshëm dhe kushteve të rrezikshme. Trupi i tij u gjet pas rreth 24 orësh kërkime.
Vdekja e tij ka shkaktuar trishtim të madh mes ndjekësve dhe ka hapur debat mbi rreziqet e sfidave ekstreme që publikohen në rrjetet sociale./kb
Tragic end for Spider-Man Yemen after falling into the crater of an extinct volcano in the city of Damt in the center of the country pic.twitter.com/ecA9dOtdXu
— Arab world (@Arabbeau) June 12, 2026
