Last Updated on 15/06/2026 by Anisa
Avokati dhe analisti politik Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me protestën në Tiranë, duke e cilësuar atë si fillimin e një historie të re për Shqipërinë. Në një mesazh të fortë publik, Ngjela shprehet se rinia dhe studentët e kryeqytetit po udhëheqin një lëvizje për ndryshim demokratik, ndërsa thekson se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është e vetmja rrugë për t’i hapur vend një epoke të re politike në vend.
Reagimi i plotë:
Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, që sot është qëndra kombetare e shqiptarisë, është ngritur në protestë kundër kryeministrit Edi Rama. Por një proverbë e njohur e demokracisë thotë se; Kur flet kryeqyteti me popullin e vet, e dëgjon dhe e përkrah i gjithë shteti.
Prandaj…
Rinia e Tiranës në bulevardin e madh të kryeqytetit po shkruan me vlerë historike fillimin e historisë së re të Shqipërisë.Dhe ky është fillimi i një epoke të re, sepse këtë nismë apo fillim, e kanë filluar studentet e ndritur të shqiptarisë në Tiranë.
Erdhi koha e çlirimit nga vargonjtë e ndryshkur të politikës shterpë dhe të vjetër në Shqipëri.Gjithkush duhet ta dijë se, kur në një kryeqytet ngrihen për demokraci studentët e ndriçuar nga historia, askush nuk i ndalon dot:
Se ata janë historia jonë
Se ata janë e ardhmja jonë.
Se vetëm ata mund ta fshijnë nga jeta politike frymën antikombëtare kundër lirisë, në jetën e një shteti demokratik.
Studentati shqiptar po kërkon të fshijë nga historia e Shqipërisë mykun regresiv antidemokratiki: dhe sigurisht që do t’ia arrijë.
Asgjë nuk i ndalon dot sot studentët shqiptarë në Tiranë, përveçse vetëm një akti:.
Dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë.
Dhe koha e lartësimit shqiptar, tani po duket se ka ardhur me entuziastët riniorë, po në Tiranë.
Suksese rini!
Se suksesi juaj, është suksesi i ndritur i të gjithë Shqipërisë./a.d