Last Updated on 16/06/2026 by Kesjana
Grupet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën që në orët e para të ditës së sotme për të gjetur trupin e pajetë të 37-vjeçarit Armando Zajsi i cili dyshohet se u mbyt aksidentalisht teksa po lundronte me “Jet Ski” në liqenin e Ulzës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës rreth orës 18:00.
Burime nga vendi i ngjarjes thanë se 37-vjeçari kishte shkuar për të pushuar me një grup shokësh.
Në një moment ai ka hyrë në liqen për të bërë xhiro me “Jet Ski”, por është rrëzuar nga mjeti. Për disa metra ka notuar por teksa i është afruar për tu ngjitur në të është fundosur.
Menjëherë kanë ndërhyrë shokët për ta shpëtuar por distanca nga bregu nuk ju ka dhënë kohë mjaftueshëm.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë./kb
