Last Updated on 16/06/2026 by Kesjana
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ngriti sot një problematikë lidhur me të dhënat statistikore që prodhohen në vend.
Duke folur në Komisionin e Ekonomisë, Leskaj tha se një rast i tillë vihet re edhe me Institutin e Statistikave (INSTAT), veçanërisht në mosrealizimin e deritanishëm të Censit të Bujqësisë.
Sipas deputetit, nevojitet transparencë në ndarjen e të dhënave për opinionin publik, për të mos cenuar as reputacionin e institucionit para raportimeve drejt organeve homologe të BE-së.
“Rezoluta dhe rekomandimet e Kuvendit konsistojnë në kërkesën për trajtimin e problematikave të mbartura të institucioneve. Në rastin e INSTAT, Censi i Bujqësisë duhet të realizohet në kohë, sipas planit të statistikave, pra brenda vitit 2026. Të mos përsëritet asnjë gabim që u vërejt në hartimin e Censit të popullsisë. Se kishte të meta dhe cenoi reputacionin e këtij institucioni. Duhet ta theksojmë këtë, qoftë edhe të formuluar pa e penalizuar opinionin publik. Nuk mendoj se ka ndonjë të keqe. Mund të përcjellim edhe rekomandim për thellimin e transparencës, bazuar edhe në këtë kërkesë të Progresraportit 2025. Gjithashtu, një rekomandim duhet edhe për statistikat e biznesit, që të mos jenë afatshkurtra, që INSTAT të plotësojë këtë kërkesë”,-tha Leskaj./kb

