Milani ka zyrtarizuar emërimin e Ruben Amorim si trajner të ri të skuadrës.
Portugezi firmosi kontratën që e lidh me klubin deri në vitin 2029, me opsion për një sezon shtesë. Amorim do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, si dhe bonuse që përfshijnë 1 milion euro në rast fitimi të kampionatit dhe 500 mijë euro për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Trajneri 41-vjeçar vjen pas eksperiencave te Casa Pia, Braga, Sporting Lisbona dhe Manchester United. Gjatë periudhës te Sportingu ai fitoi dy tituj kampionë të Portugalisë, dy Kupa të Ligës dhe një Superkupë.
Amorim pritet të aplikojë sistemet 3-4-2-1 ose 3-4-3, skema që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij.
Ndërkohë, Milani vazhdon përpjekjet për të afruar Markus Krosche si drejtor teknik, megjithëse ai mbetet nën kontratë me Eintracht Frankfurt deri në vitin 2028./mxh
