Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ceremoninë e përfundimit të procesit të vetingut. Gonzato në fjalën e tij tha se 9 vite më parë, Shqipëria filloi një reformë në drejtësi, të paprecedentë nga shtrirja.
Më tej, ambasadori tha se pavarësia e gjyqësorit duhet të ecë krah për krah me integritetin si dhe vlerësoi profesionalizimin e gjyqtarëve të KPA.
Gonzato tha se ILDKPI duhet të forcojë punën e tij si institucion në lidhje me deklarimet e pasurive të magjistratëve në detyrë.
“9 vite më parë Shqipëria filloi një reformë në drejtësi që ishte e paprecedentë për nga shtrirja. Pavarësia e gjyqësorit duhet të ecë krah për krah me integritetin. Më lejoni të vlerësoj përkushtimin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve të KPA. Kolegji luajti një rol vendimtar në garantimin e procesit. Shpreh mirënjohjen time dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë.
ILDKPI duhet të forcojë punën e tij me deklarimet e pasurive të magjistratëve në detyrë. Duke vepruar së bashku institucionet mund të sigurojnë që standardet e vendosura nga vetingu të shndërrohen në tipare të përhershme”, tha Gonzato./kb
