Last Updated on 17/06/2026 by Anisa
Pas vendimit për të vijuar mandatin e saj si deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka bërë një reagim të fortë publik, duke lënë të kuptohet se po përballet me presione dhe kërcënime.
Koçeku njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe deklaroi se do të vazhdojë punën në Kuvend si deputete e pavarur, duke u shprehur se bindjet dhe vlerat e saj kanë përcaktuar këtë vendim.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, deputetja iu drejtua Bajrajve të Shkodrës, duke paralajmëruar se do të reagojë nëse familja e saj preket.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.
Deklarata me tone të forta ka shkaktuar reagime dhe ka rritur tensionet rreth zhvillimeve të fundit politike.
