Last Updated on 17/06/2026 by Anisa
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur Gjergji Lala.
Gjergj Lala, një aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi. Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin “ Liri a Vdekje”.
Prej vitesh ai ka jetuar në Itali ku është aktivizuar në filma dhe telefilma të ndryshëm.
Lala lindi më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnje.
Ai do të kujtohet për kontributin e tij në skenën dhe ekranin shqiptar, duke lënë pas një karrierë të vlerësuar në artin e interpretimit./a.d
