SPAK ka ndërmarrë një operacion në Devoll, ku po ushtrohen kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Rajonin e Juglindjes.
Sipas burimeve konfidenciale, operacioni lidhet me dyshime për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ago, i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra pak kohë më parë, është në fokus të hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.
Burimet bëjnë me dije se në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Klevis Hoxhës, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, i cili dyshohet të ketë lidhje shoqërore me Devi Agon.
Deri në këtë fazë nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me operacionin, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë./a.d
