Prej disa kohësh, marrëdhënia mes Sara Hoxha dhe Erik Fullani ka qenë në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, mes aludimeve për një krizë të mundshme mes tyre.
Zërat për një ndarje nisën pasi ndjekësit vunë re se dyshja nuk ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që u interpretua menjëherë si shenjë distancimi dhe që ndezi diskutime të shumta online.
Megjithatë, së fundmi vëmendja është rikthyer sërish te profili i tyre, pasi është vënë re se ata janë rifutur në listat e ndjekësve të njëri-tjetrit në Instagram. Ky ndryshim i ka shtuar edhe më shumë spekulimet se mes tyre mund të ketë një përmirësim të raportit.


Edhe pse këto lëvizje kanë ngjallur kureshtje tek fansat, as Sara dhe as Eriku nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar se si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tyre.
Ndërkohë, Sara po e kalon kohën në Tiranë pranë vajzës së saj, Poit, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse dyshja do të vendosë të konfirmojë apo të mbajë private situatën e tyre personale./mxh
