Last Updated on 18/06/2026 by EL
Kontrollet e ushtruara, nga ana e policisë gjyqësore në vilën F6, në kompleksin “White Rocks”, në 27 prill të këtij viti, dëshmojnë sipas SPAK se “ajo është përdorur rregullisht nga shtetasja Belinda Balluku, pasi arredimi dhe pajisjet elektronike janë vendosur dhe përdorur prej saj dhe familjarët e saj”, duke përmendur piktuar apo zbukurime festash në emër të fëmijëve të saj.
Po ashtu, në dosje evidentohet fakti se “në televizorin që gjendej në dhomën e ndenjes së vilës, është konstatuar i hapur “Netflix” me email-in e llogarisë “belinda.balluku@gmail.com”, ku gjenden si përdorues emrat e shtetases Belinda Balluku dhe të fëmijëve të saj”./et
