Pas debutimit të saj solo në një festival muzikor, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West po përgatitet për turneun e saj të parë këtë verë.
North West, e cila festoi 13-vjetorin e lindjes më 15 qershor, ka njoftuar se do të nisë turneun “Molly x North Kimokawaii Tour” së bashku me reperen dhe këngëtaren Molly Santana.
Sipas një njoftimi për shtyp, turneu do të nisë nga Dallasi më 5 gusht dhe do të përfshijë disa qytete të SHBA-ve, mes tyre Houstonin, Filadelfian, Nju Jorkun, Bostonin, Çikagon dhe San Franciskon. Dy artistet do të performojnë gjithashtu në Toronto të Kanadasë. Seria prej 14 koncerteve do të përfundojë në Los Anxhelos më 27 gusht.
Kur North u ngjit në skenën e festivalit Summer Smash të organizuar nga Lyrical Lemonade në Illinois, ajo interpretoi për herë të parë drejtpërdrejt këngë nga EP-ja e saj “N0rth4evr”, e publikuar më 1 maj. Bashkëudhëtarja e saj në turne, Molly Santana, iu bashkua në skenë gjatë performancës së këngës së fundit, “Aishite”.
Dy artistet kishin performuar së bashku edhe në festivalin Rolling Loud në Orlando të Floridës më 9 maj, ku North mori pjesë në setin e Molly Santana-s, duke shënuar debutimin e saj në një festival muzikor.
Në muajin prill, North u ngjit në skenë edhe me të atin, Kanye West, gjatë koncertit të tij në SoFi Stadium në Los Angeles, ku interpretuan së bashku këngët “TALKING” dhe “Piercing on My Hand”./mxh
