Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur ditën e sotme në Mynih të Gjermanisë. Dy trena mallrash u përplasën në një urë dhe si pasojë dy vagona dolën nga shinat dhe përfunduan në rrugën poshtë.
Nga përplasja e fortë një person ka humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet se sa të plagosur ka.
Sipas mediave ndërkombëtare, një zëdhënës i policisë në qytetin jugor gjerman ka deklaruar se shkaku i incidentit është nën hetim.
Pasi shërbimet e emergjencës u njoftuan për përplasjen në lagjen veriore të Milbertshofen të Mynihut, rreth 60 ekipe ndihmëse të para që u dërguan në vendngjarje./mxh
