Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa zgjodhi një krijim ekskluziv të Chanel për ditën e saj të veçantë të martesës.
Shtëpia e njohur e modës ndau detaje mbi procesin e realizimit të fustanit të nusërisë, duke e cilësuar atë si një vepër të rrallë artizanale të Haute Couture.
Sipas Chanel, fustani është punuar tërësisht me dorë në atelietë e saj në 31 Rue Cambon, adresa ikonike e markës në Paris.
Në krijimin e tij kontribuuan gjithashtu edhe Maisons d’art të njohura të Chanel, përfshirë Atelier Montex, Lemarié dhe Lesage, të cilat realizuan dekorime dhe detaje të punuara me mjeshtëri të lartë.
I qëndisur tërësisht me dorë, u deshën vite për të realizuar fustanin, me 480,000 rruaza dhe bizhuteri të qepura në 1,155 orë punë. Bishti i fustanit dy metra i gjatë mbart 25,000 pupla delikate.
“480 mijë rruaza dhe vite pune”/ Detajet e realizimit të
Lipa e kombinoi atë me një vello të punuar me dorë me rruaza dhe pupla, duke kompletuar pamjen e nuses me taka të bardha sateni Massaro.
Për dasmën civile, ajo kishte zgjedhur një kostum të bardhë Schiaparelli, të frymëzuar nga pamja e dasmës së Bianca Jagger.
Chanel i uroi lumturi Dua Lipës për martesën, duke theksuar se ishte një nder për shtëpinë e modës që ta vishte artisten në një ditë kaq të rëndësishme.
“Fustani Haute Couture i nusërisë së Dua Lipës u krijua me dorë në atelietë e 31 Rue Cambon. Chanel i dërgon urimet më të mira Dua Lipës për martesën e saj. Është një nder për ne që e veshëm në këtë ditë kaq të veçantë”, thuhej në deklaratën e markës.
Ky është gjithashtu fustani i parë i nusërisë Chanel Haute Couture i projektuar nga Matthieu Blazy për një mike të shtëpisë së modës, duke e bërë krijimin edhe më të veçantë në historinë e markës. /kb
