Last Updated on 21/06/2026 by EL
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, në një postim në rrjetet sociale, i është drejtuar direkt Albin Kurtit, se ç’pinë kanë aktivistët e partisë së kryeministrit të Kosovës që sulmojnë parlamentarët e Shqipërisë.
Bido ka marrë shkas nga një gjest i ulët i një aktivisteje të Vetëvendosjes që ka sjellë një shkrim në emrin e deputetit të PS-së në një kazan mbeturinash.
Bido, shkruan në postimin e tij: “@albinkurti_ ç’punë kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që ndërhyjnë, madje duke denigruar deputetë të Republikës së Shqipërisë? Nuk dua të futem në konspiracionin e vizitave të tua të pervershme në Delphi të Greqisë, por të bëj pyetjen e thjeshtë: çfarë i shtyn vetëvendosësit të piketojnë posaçërisht mua në këtë formë gebelsiane, që s’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë! Bëni qeveri në Kosovë e lërini protestat në Shqipëri”.
