SHBA-të autorizuan të hënën shitjet e naftës iraniane deri në gusht pas “bisedimeve produktive” midis Teheranit dhe Uashingtonit në Zvicër gjatë fundjavës, tha Sekretari i Thesarit Scott Bessent.
“Si pjesë e këtij kuadri, Thesari ka lëshuar një licencë të përgjithshme të përkohshme 60-ditore që autorizon prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e naftës iraniane”, tha Bessent në një postim në rrjetet sociale .
Zëvendëspresidenti JD Vance tha më herët të hënën se gjatë bisedimeve në Zvicër u bë “përparim i madh”, pavarësisht deklaratës së Iranit gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore e SHBA-së tha se Hormuzi nuk ishte mbyllur.
Vance tha se Irani pranoi të lejojë inspektorët e armëve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të kthehen në Republikën Islamike. Bessent tha se Teherani u zotua për tranzit të lirë dhe të hapur përmes Hormuzit./mxh
