Këngëtarja e njohur Jessie J ka ndarë një mesazh emocional me ndjekësit e saj, në njëvjetorin e mastektomisë që iu nënshtrua pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2025.
Artistja 38-vjeçare publikoi në Instagram një video të realizuar gjatë periudhës së rikuperimit pas operacionit, duke reflektuar mbi betejën e saj me sëmundjen dhe duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore.
Jessie J kishte zbuluar vitin e kaluar se kanceri i gjirit ishte diagnostikuar në fazë të hershme, gjë që i mundësoi të niste trajtimin pa humbur kohë. Në kuadër të këtij trajtimi, ajo iu nënshtrua një mastektomie në anën e djathtë.
Përmes postimit të saj, këngëtarja solli një mesazh shprese dhe ndërgjegjësimi, duke treguar se kjo përvojë e vështirë ka lënë një ndikim të thellë dhe e ka ndryshuar përgjithmonë./mxh
